Nxënësit me rezultate të shkëlqyera do të kenë mundësinë të marrin bileta falas për koncertin e Kanye West në Tiranë.
Përmes disa mesazheve të shpërndara, të cilat janë siguruar nga Piranjat News, mësuesit janë ftuar të propozojnë nxënës të talentuar që do të shoqërohen në këtë event, duke plotësuar të dhëna për ata që kanë arritje të larta në fusha të ndryshme si sporti, arti, debatet, olimpiadat, festivalet dhe shkenca.
“Ju lutem, kam nevojë për emrin e një mësuesi që do të shoqërojë nxënësit në koncert, pasi nxënësit e shkëlqyer do të përfitojnë bileta falas për koncertin e Kanye West,” thotë një nga mesazhet që po qarkullojnë në komunitetin shkollor.
Në një komunikim tjetër, kërkohet që mësuesit të plotësojnë një tabelë me të dhënat e nxënësve dhe ta dërgojnë atë përmes email-it brenda një afati të caktuar.

