Një i moshuar nga fshati Shalës në Sarandë ka pësuar lëndime pas një rënieje gjatë kullotjes së bagëtive në një zonë malore.
I plagosuri, Ismet Domeri, u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u transferua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se 69-vjeçari ka humbur ekuilibrin, ndoshta si pasojë e temperaturave të larta, duke rënë në një terren të vështirë malor.
Ai u gjet nga disa persona që ndodheshin në afërsi, të cilët njoftuan me shpejtësi shërbimet e emergjencës. Autoritetet janë angazhuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.

