E sëmura me kancer: Rama është palaço! I dha miliona euro koncertit, ndërsa mua vetëm 60 qindarka për ilaçet e kancerit

Publikuar me datë:

Një dëshmi tronditëse dhe mjaft prekëse ka ardhur nga podiumi i protestës përpara Kryeministrisë në këtë ditë të 39-të të revoltës. Një qytetare e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën për të denoncuar me zërin që i dridhej skandalin me rimbursimin e medikamenteve në Shqipëri, duke bërë një krahasim me shpërdorimin e fondeve publike për koncerte luksi.

E përlotur dhe e revoltuar, ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet menjëherë nga zyra për të çliruar popullin.

Qytetarja tregoi kalvarin e saj të përditshëm për të siguruar mjekimin që i mban jetën gjallë, duke nxjerrë zbuluar premtimet e qeverisë për shëndetësi falas.

“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!” deklaroi ajo përpara turmës së heshtur nga dhimbja.

E sëmura me kancer tregoi me shifra se si funksionon skema e rimbursimit në kurriz të pacientëve që luftojnë me vdekjen çdo ditë, duke ironizuar “ndihmën” e shtetit.

“I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!” përfundoi ajo fjalën e saj mes duartrokitjeve dhe thirrjeve mbështetëse të qytetarëve në shesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VLEN kërkon sqarime pas ndalimit të tre zyrtarëve të saj në Qafë Thanë

Lëvizja VLEN ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet shqiptare...

Qytetarët i ‘veshin’ kryeministrit fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla

Protesta e 39-të para Kryeministrisë është shoqëruar nga pankarta...

Groenlanda i përgjigjet Trump: Nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka shprehur reagimin e...

Kualifikimi i Zvicrës, Xhaka: Jemi ende gjallë, rrugëtimi vazhdon

Zvicra siguroi kualifikimin ndaj Kolumbisë në ndeshjen e Botërorit,...