Gjatë protestës së zhvilluar sot në kryeqytet, një pensionist tërhoqi vëmendjen me reagimin e tij të fuqishëm lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për të alokuar 4 milionë euro (4 miliardë lekë të vjetra) nga fondi i emergjencave për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.
Ai bëri një krahasim mes mënyrës si shpërndahen fondet publike për ngjarje të këtij lloji dhe situatës ekonomike që përballen pensionistët shqiptarë, duke shprehur dyshime të forta mbi mundësinë e korrupsionit.
Pensionisti e dënoi ashpër sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar të papërgjegjshme ndaj varfërisë që preket nga qytetarët.
“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” shprehu ai me zemërim.

