Miratohet leja për “Rrugën e Alpeve”, aksi që do të lidhë Tropojën me Dukagjinin dhe Shkodrën

Publikuar me datë:

Një projekt i shumëpritur infrastrukturor në veri të vendit ka marrë dritën jeshile. Është miratuar leja e infrastrukturës për ndërtimin e aksit rrugor Qafë Murriz – Qafë Agri, i cili pritet të krijojë për herë të parë një lidhje të drejtpërdrejtë automobilistike mes Nikaj-Mërturit, Dukagjinit dhe Shkodrës.

Sipas dokumenteve zyrtare, leja është dhënë më 24 mars 2026 për projektin “Ndërtim i rrugës Qafë Murriz – Qafë Agri”, në Njësinë Administrative Lekbibaj të Bashkisë Tropojë.

Pas shqyrtimit të aplikimit dhe marrjes së të gjitha miratimeve nga institucionet përkatëse, procedura ka hyrë tashmë në një fazë të re, ndërsa dokumentacioni është përcjellë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku pritet të sigurohet financimi për nisjen e punimeve.

Ky aks konsiderohet një pjesë kyçe e “Rrugës së Alpeve”, pasi do të hapë një korridor të ri në zemër të Alpeve Shqiptare, duke i dhënë fund izolimit të disa zonave malore dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe lehtësimin e lëvizjes së banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Albatros Rexhaj: Linja islamike paraqet rrezik për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit

Analisti Albatros Rexhaj ka theksuar se, sipas tij, linja...

Ditët me temperatura të larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

Goditja nga nxehtësia përfaqëson një kërcënim serioz për shëndetin,...

Berisha: Rama bllokoi Begajn të kryesonte delegacionin shqiptar në Samitin e NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin...