3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri për protestën

Publikuar me datë:

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, pretendojnë se sot janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata kanë tentuar të hyjnë në territorin shqiptar me pasaporta diplomatike. Ata thonë se janë mbajtur rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime nga autoritetet kufitare.

Sipas deklarimeve të tyre, fillimisht u është thënë se tre prej tyre mund të vazhdonin udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të hynte në Shqipëri. Në shenjë revolte, delegacioni vendosi të kthehej, ndërsa më pas, sipas tyre, janë njoftuar se ekzistonte një ndalesë për hyrjen e tyre në Shqipëri.

Ndalesa dyshohet të lidhet me përfshirjen e tyre në organizimin e protestave në Tiranë, të njohura si “Revolucioni Flamingo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...