Mat/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi, dyshohet i qëllimshëm

Publikuar me datë:

Një zjarr ka shpërthyer në Njësinë Administrative Ulëz, e cila bën pjesë në Bashkinë Mat, duke përfshirë zonën me bimësi dhe duke shkaktuar alarm në komunitet.

Sipas të dhënave të para, flakët janë nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, duke lejuar që zjarri të përhapej me shpejtësi dhe të rrezikonte sipërfaqe të konsiderueshme.

Forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje, duke u mbështetur nga punonjës të Bashkisë Mat, dhe po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët me qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fillimisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë rezultat i një akti të qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e saktë të këtij incidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related