Pasditen e së mërkurës, një zjarr shpërtheu në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Sapo u mor informacioni mbi ngjarjen, forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës u mobilizuan dhe arritën menjëherë në vendngjarje. Ata janë angazhuar në përpjekjet për të izoluar dhe shuar flakët, me qëllimin e parandalimit të përhapjes së zjarrit në zona të tjera.
Rreth vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, duke bërë që shqetësimi për përhapjen e flakëve në këtë rajon të rritet ndjeshëm.

