“Më hoqën nga puna si nëndrejtor shkolle se nuk iu sigurova 5 vota nga jashtë shtetit”

Publikuar me datë:

Sot shënohet dita e 38-të e protestës së qytetarëve ndaj qeverisë dhe aktorëve politikë.

Një nga protestuesit e quajti qeverisjen si një organizatë kriminale, duke theksuar se kjo situatë është për të ulëritur dhe nuk është thjesht një protestë. Ai vlerësoi se është e nevojshme që kjo qeveri të largohet nga skena.

Ky qytetar ndau përvojën e tij personale, duke njoftuar se kishte humbur vendin e punës pasi kishte refuzuar të dorëzonte emrat e pesë votuesve nga jashtë vendit.

Ai gjithashtu theksoi se vajza e tij, e cila jeton në Angli, kishte marrë mesazhe për fushatë pa e dhënë numrin e saj, duke e konsideruar këtë si një shkelje të privatësisë dhe si një formë manipulimi elektoral.

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton.

Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t.

Më larguan nga puna, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.

Isha nëndrejtor shkolle mësues matematike dhe fizike. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt.

I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj.” u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Deputetit Gjoni denoncon gjendjen e degraduat të aksit Lezhë–Shkodër, pranë Ures së Dajçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur shqetësimin...

AKSK: Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare, janë mashtrime online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një...

BE për Serbinë: “Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës”

Përplasje në Bashkimin Europian për anëtarësimin e Serbisë. Brukseli po...