Kosovë/ Në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Gjykata Supreme edhe dy ditë kohë

Publikuar me datë:

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë ende nuk janë certifikuar.

Gjykata Supreme ka një afat prej dy ditësh për të shqyrtuar pesë ankesat që janë paraqitur nga subjektet politike dhe kandidatët që contestojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Burime nga kjo gjykatë konfirmojnë se ankesat janë akoma në proces shqyrtimi dhe se vendimet do të shpallen brenda afatit të caktuar nga ligji.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu pret këto vendime.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka theksuar se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk paraqesin detyrime për KQZ-në, institucioni do të vazhdojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Megjithatë, në rastin e kundërt, së pari do të zbatohen detyrimet e përcaktuara nga Gjykata, dhe më pas do të realizohet certifikimi.

Aktualisht, ankesat nga Lista Serbe, Partia e Re Demokratike, si dhe dy kandidatët e PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, janë në shqyrtim në Gjykatën Supreme.

Seanca e parë konstituive është e planifikuar të mbahet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...