AKSK: Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare, janë mashtrime online

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të rasteve të mashtrimit kibernetik që synojnë klientët e bankave në Shqipëri, përmes metodave phishing dhe smishing.

Sipas AKSK-së, autorët e këtyre skemave përdorin emrin, logon dhe elementë të identitetit vizual të institucioneve bankare për të dërguar mesazhe SMS ose email-e që paraqiten si komunikime zyrtare.

Përmes këtyre mesazheve, përdoruesit orientohen të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale, me qëllim përfitimin e paautorizuar të informacionit bankar.

“Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri.

Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të institucioneve bankare për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të veprojnë menjëherë, duke klikuar në lidhje mashtruese ose duke ndarë të dhëna konfidenciale.

Mesazhet shpesh përmbajnë pretendime për:

aktivitet të pazakontë në llogari;

bllokim ose pezullim të shërbimit;

nevojë urgjente për konfirmimin e të dhënave.

Qëllimi i tyre është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe i të dhënave financiare.

Mos u besoni mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm ose krijojnë ndjesinë e urgjencës.

Mos ndani asnjëherë PIN-in, fjalëkalimin, kodin OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave.

Verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës suaj.

Kontrolloni me kujdes adresën e faqes (URL) përpara se të klikoni në një lidhje.

Nëse dyshoni se keni dhënë të dhëna sensitive, kontaktoni menjëherë bankën dhe ndiqni udhëzimet e saj.

Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni”- thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Deputetit Gjoni denoncon gjendjen e degraduat të aksit Lezhë–Shkodër, pranë Ures së Dajçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur shqetësimin...

BE për Serbinë: “Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës”

Përplasje në Bashkimin Europian për anëtarësimin e Serbisë. Brukseli po...