OBSH paralajmëron: “Evropa do të përballet me javën më vdekjeprurëse”

Publikuar me datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se Evropa është në prag të përballjes me një “javë më vdekjeprurëse”, ndërsa një tjetër valë intense të nxehti po formohet mbi Atlantik.

Parashikohet që temperaturat në Portugali dhe në jug të Spanjës të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në ditët e ardhshme.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, zhvilloi një telefonatë emergjente me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar mësimet që janë nxjerrë nga vala e fundit e të nxehtit dhe përgatitjet për valën e ardhshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se më pak se gjysma e vendeve anëtare të OBSH-së në Europë kishin një plan të tillë të implementuar.

Ekspertët e fushës kanë pranuar se vala e të nxehtit e regjistruar nga 20 deri më 28 qershor ishte më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në Evropë, duke shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë, dëmtime të infrastrukturës dhe mbingarkim të sistemeve të kujdesit shëndetësor.

Shkencëtarët theksuan se nxehtësia ekstreme ka më shumë gjasa të jetë rezultati i ndryshimeve klimatike.

Franca, Holanda dhe Belgjika kanë raportuar 3,700 vdekje shtesë, duke njoftuar se këto numra janë të përkohshëm dhe mund të rriten.

Në disa zona të Evropës, temperaturat arritën 40 gradë Celsius gjatë valës së të nxehtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...