Sidnei Rexhvelaj emërohet Përgjegjës i Turizmit në Bashkinë Malësi e Madhe

Publikuar me datë:

Një emërim i ri është bërë në administratën e Bashkisë Malësi e Madhe. Sidnei Rexhvelaj është caktuar në detyrën e Përgjegjësit të Turizmit, duke marrë një rol kyç në promovimin dhe zhvillimin e potencialeve turistike të zonës.

Më herët, Rexhvelaj ka ushtruar detyrën e fotografit dhe kameramanit në sektorin mediatik të Drejtorisë së Kulturës, Shëndetësisë, Turizmit dhe Inovacionit, ku ka kontribuar në pasqyrimin e aktiviteteve dhe promovimin e vlerave lokale.

I lindur dhe rritur në Grizhë, Sidnei Rexhvelaj vlerësohet si një i ri me formim të mirë dhe ambicie për të dhënë kontribut maksimal në çdo përgjegjësi që i besohet.

Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Malësia e Madhe po synon të rrisë më tej promovimin e destinacioneve turistike dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sara Mila: “Pas protestës PD nuk do të ekzistojë më”

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka bërë komente...

Njihuni me shqiptarët profesionistë që protestojnë në Tiranë

Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të...