Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi solli një mesazh të bukur mbështetjeje dhe solidariteti në Qendrën Komunitare “Harmonia”, ku dhuroi për prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit librin “Unë jam Aroni. Nuk jam budalla”.Ky libër është një udhërrëfyes i vlefshëm që ndihmon familjet të kuptojnë më mirë autizmin dhe të përballojnë sfidat e përditshme.
Prindërit i morën librat gjatë aktivitetit të organizuar në ambientet e Qendrës “Harmonia”.Qendra Komunitare “Harmonia”, një shërbim i Bashkisë Shkodër, ofron terapi dhe mbështetje të specializuar për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, ndërsa prindërit përfitojnë këshillim dhe orientim profesional.Përmes këtij gjesti simbolik, Enxhi Nasufi përcolli një mesazh sensibilizues për rëndësinë e mbështetjes së familjeve të fëmijëve me autizëm, duke dëshmuar se kontributi i secilit mund të sjellë më shumë shpresë dhe përfshirje në komunitet.

