Manja propozoi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, Berisha: Ulsiu, skllav i dosjeve të tij!

Publikuar me datë:

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me propozimin e Ulsi Manjës, për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

Jashtë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha se, Manja, është “peng i dosjes së tij”, teksa u shpreh se ky i fundit është i gatshëm të bëjë kompromis për t’i shpëtuar dosjes.

“Tani, lidhur me Ulsiun, që mund t’i vesh çdo emër. Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se Ulsiu nga çunat e Londrës ka marrë 600 mijë euro. Dhe përveç kësaj, ka kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton, dhe kur i thotë ai në telefon, po këtë çantën Louis Vuitton për kë e ke? Aha, i thotë, e kam për bashkëshorten. Jo, jo, i thotë, nuk i bën çanta Louis Vuitton asaj, e ke për tjetërkënd, se ia dinin dhe lidhjet Ulsiut, a më kupto apo jo?

Pra, Ulsiu që në momentin që të thirret, Ulsiu i ka të paktën 8 vite deri në 12 vite burg. Prandaj dhe ai është i gatshëm të bëjë çdo kompromis, vetëm t’i shpëtojë kësaj dosje që nuk i shpëton kurrë. Përveç kësaj, ky paska familjarë sipas të dhënave të mediave, nuk mund të them me dokumente, por të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Pra, Ulsiu është një skllav i dosjeve të tij”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Laprakë/ Makina përfundon mbi bordurën ndarëse të rrugës

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Laprakë,...

Kosovë/ Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve

Një operacion policor i zhvilluar nga 8 deri më...

Guiderja shkodrane ngre alarmin për ndotjen: “Kështu i hidhni e në shtëpinë tuaj?”

Luiza Kolndreu, një guidë turistike nga Shkodra, ka shpërndarë...

Përmbyset kamioni me inerte i kompanisë 2T në aksin Elbasan-Peqin

Një kamion që transportonte inerte është përmbysur në segmentin...