“Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore”

Publikuar me datë:

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para kryeministrisë, e theksoi se javët e fundit janë bërë përpjekje për të intensifikuar protestat. Ai shpjegoi se pavarësisht nga këto tentativa, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë vendosur të vazhdojnë me protesta paqësore.

Lika e akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për përpjekje për të infiltruar individë në protestë, por theksoi se qytetarët kanë mbetur më të bashkuar se kurrë në këto 35 ditë.

Kjo protestë ka qenë e suksesshme sepse ka qenë paqësore, ka fituar mbështetjen e botës se ka qenë paqësore. Në këtë proteste kanë ardhur gra, fëmijë dhe pleq se ka qenë paqësore.

Sepse kjo protestë ka qenë paqësore ka pasur disa tentativa javët e fundit që kjo protestë të përshkallëzojë.

Ama ne i jemi këtu për ti thënë qeverisë Rama që pavarësisht se ti fut persona për ta përshkallëzuar ne do jemi këtu në mënyrë paqësore deri në fund. Fuqia e kësaj proteste ka qenë rezistenca. Kemi 35 ditë dhe jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh aktivisti Edison Lika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia sulmon Izraelin: “Janë të varur nga lufta”

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka nisur sërish kritika...

Ja kush do jenë arbitrat e dy ndeshjeve mes Vllaznisë dhe Malishevës

Me kalimin e ditëve, afrimi i sfidave të turit...

Skenari i Forbes, parashikon rënien e Putin brenda 3 viteve

Një analizë e Forbes tregon për skenarë të mundshëm...