Skenari i Forbes, parashikon rënien e Putin brenda 3 viteve

Publikuar me datë:

Një analizë e Forbes tregon për skenarë të mundshëm të paqëndrueshmërisë politike rreth Vladimir Putinit, duke sugjeruar se pozita e presidentit rus mund të vihet në rrezik brenda tre viteve të ardhshme.

Ky përfundim i kolumnistit Melik Kaylan, publikuar në revistën amerikane, mbështetet në vlerësime të situatës së luftës në Ukrainë, dinamikës së brendshme në Rusi dhe presioneve ndërkombëtare që po rriten përreth Kremlinit.

Artikulli paraqet Putinin si një udhëheqës që përballet me një mori sfidash gjithnjë e më të ndërlikuara, të cilat sipas analistëve mund të çojnë në zhvillime të befasishme. Analiza sugjeron se konflikti në Ukrainë ka kaluar nga një “operacion i shpejtë” në një luftë të zgjatur dhe të lodhshme, me një ndikim të rëndësishëm për Moskën.

Sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike brenda Rusisë, bashkë me vështirësitë që po përjetojnë qytetarët në jetën e përditshme, paraqiten si faktorë që po minojnë gradualisht perceptimin e stabilitetit të Kremlinit.

Siç thekson analisti, në regjimet autoritare “imazhi i kontrollit” luan një rol të rëndësishëm. Pasi ky imazh fillon të cenohet, legjitimiteti politik i liderit shpesh dobësohet më shpejt sesa në sistemet demokratike.

Forbes përshkruan dy skenarë kryesorë për të ardhmen politike të Putinit.

Skenari i parë sugjeron një përmbysje të papritur, e cila mund të ndodhë përmes një konflikti të brendshëm ose madje një vrasjeje. Në këtë rast, sipas Kaylan, do të pasonte një periudhë e fortë konkurence për pushtet, pasi qendra të ndryshme autoriteti do të përpiqeshin të merrnin kontrollin.

Skenari i dytë është më “institucional” dhe përshkruhet si një fund i kontrolluar i karrierës politike të Putinit, përmes një procesi të ngjashëm me një “gjyq të inskenuar”, ku ai do të shërbente si një viktimë qendrore e regjimit. Në këtë mënyrë, analiza sugjeron se elitat ruse përreth tij mund të distancohen nga përgjegjësia për pasojat e luftës dhe të ruajnë vazhdimësinë e strukturës shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia sulmon Izraelin: “Janë të varur nga lufta”

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka nisur sërish kritika...

Ja kush do jenë arbitrat e dy ndeshjeve mes Vllaznisë dhe Malishevës

Me kalimin e ditëve, afrimi i sfidave të turit...

“Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore”

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestën...