Kurti pas takimit me Abdixhikun: Synimi, shmangia e zgjedhjeve të reja

Publikuar me datë:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur optimist për tri javët e mbetura deri tek zgjedhja e presidentit.

Ai pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se patën takim dashamirës dhe konstruktiv.

Sipas tij zgjedhjet duhet shmangur dhe është sfidë që një parti e vetme t’i arrijë 80 deputetë në zgjedhje.

“Me Abdixhikun ishin në takim afër 2 orë me këtë rast diskutuam për situatën e re politike, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…Çështja kryesore që u diskutua ishte fakti që na kanë ngelur edhe tri javë deri tek zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimalizojmë përpjekjet. Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë ta paramendojmë një fushatë zgjedhore me po të njëjtat zotime, për një rezultat që e dijmë që nuk mund të jetë shumë ndryshe. Numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë nuk e kemi sfidë, por është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin”, tha Kurti para mediave.

“Ju e dini shumë mirë që jemi përpjekur edhe më herët dhe kandidati ynë, Glauk Konjufca, është zyrtarizuar më pak se 30 orë para mesnatës ndërmjet 5 dhe 6 marsit. Ndërkaq, kundërkandidatja e tij, doktoresha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është zyrtarizuar më pak se tri orë para mesnatës ndërmjet 5 dhe 6 marsit. Pra, ne kemi bërë përzgjedhje të detyruar për brenda subjektit tonë, ndërkohë kur nuk nxirrte askush asnjë propozim për kandidat. Dhe  ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla do të mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund ta them që e kemi sot. Veçse, atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja që nuk janë zgjidhje e re në anën tjetër, më bën optimist për këto tre javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo nganjëherë siç po bëhet në institucionet tona, orën e fundit”, tha kryeministri i Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...