Organizatorët e protestës që ka nisur më shumë se një muaj më parë në kryeqytet kanë ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora të bashkohen në tubimin e planifikuar për ditën e nesërme, i cili është shpallur si protestën më të madhe mbarëkombëtare.
Gjatë përfundimit të protestës së sotme, ata bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke inkurajuar qytetarët të vijë në Tiranë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre.
“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë,” ishte mesazhi i shpërndarë gjatë protestës.
Organizatorët kanë theksuar se protesta e nesërme ka për qëllim të jetë tubimi më i madh që nga fillimi i lëvizjes, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë lirimin e individëve të arrestuar gjatë protestave dhe dorëheqjen e qeverisë.

