“Rama është inspiruesi i dhunës policore ndaj protestuesve”- shpërthen Lubonja

Publikuar me datë:

Analisti Fatos Lubonja ka shprehur mendimin e tij mbi protestën që zhvilloi një grup qytetarësh dhe aktivistësh para parlamentit një ditë më parë, ku forcat e policisë përdorën dhunë duke hedhur gaz lotsjellës, përdorur spraj me piper dhe topa uji, duke arrestuar gjithashtu të paktën 20 protestues me forcë.

Lubonja ka dënuar ashpër këtë veprim policor, duke e renditur kryeministrin Rama si përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, të cilët sipas tij janë viktima të një sistemi të kapur.

Ai theksoi një standard të dyfishtë, ku qytetarët ndëshkohen për hedhjen e vezëve, ndërsa zyrtarët e qeverisë dhe kryeministri vetë, të akuzuar për korrupsion, qëndrojnë të paprekur.

“Shtet i kapur nga krimi, prova është dosja “Aruba”. Një shtet që drejtohet nga kriminelë. Protestat kanë kërkuar një revolucion paqësor dhe protestuesit qëlluan vetëm me vezë dhe hajde se mund t’i procedosh por jo t’i tërheqësh zvarrë. Por pse nuk vepron policia dhe drejtësia ndaj atyre që grabisin pronat, pse nuk vepron drejtësia ndaj Edi Ramës që e tha vetë se jam unë kumbari. Pse nuk i arrestojnë. A mos populli do zemërohet aq shumë sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Apo me indiferencën e tyre do e qetësojnë dhe do vazhdojnë të vjedhin dhe të grabisin, këtë nuk e dimë, do ta shohim”, tha ai, ndërsa ishte i ftuar në një lidhje direkte me News24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...