Një incident i tmerrshëm ka shkaktuar një tronditje të madhe në Heraklion, Kretë, në fundin e muajit të kaluar, ku një burrë 58-vjeçar është akuzuar për përpjekje për të vrarë një fëmijë të moshës 8 vjeçare.
Përkatësisht, autoritetet greke njoftuan se i dyshuari, pronar i apartamentit ku jetonte familja e prekur me qira, u paraqit këtë të premte para gjykatës dhe u vendos në arrest. Ai i kërkoi falje për ngjarjen, por pas përfundimit të seancës, gjyqtari dhe prokurori vendosën të mbajnë në burg të dyshuarin.
Siç njofton kallëzimi i nënës së fëmijës, incidenti ndodhi më 30 qershor, kur 58-vjeçari, pas një diskutimi për zhurmat e dy fëmijëve, një 8-vjeçar dhe një 11-vjeçar, hyri me forcë në apartament pikërisht në momentin kur nëna nuk ndodhej në shtëpi.
Gruaja pohon se ai fillimisht kërcënoi fëmijët, e më pas e goditi 8-vjeçarin në fytyrë. Sipas saj, ai tentoi ta mbyste fëmijën duke i vendosur një jastëk mbi fytyrë, duke i rrezikuar rëndë jetën.
Fillimisht, ndaj tij ishin ngritur akuza për prishje të qetësisë, lëndim trupor dhe kërcënim. Por, pas paraqitjes përballë prokurorit dhe shqyrtimit të provave, akuza u rëndua duke e përfshirë tentativën e vrasjes.
Hetimet nga autoritetet greke vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që rrethojnë këtë ngjarje të rëndë.

