Laprakë/ Çahet tubacioni i ujit, përmbyten banesat dhe bizneset

Publikuar me datë:

Një tubacion i ujit të pijshëm është çarë në Rrugën “Vangjel Noti”, në Laprakë, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa dhe biznese të zonës.

Sipas denoncimit të banorëve, situata ka nisur rreth 1 orë më parë, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndërhyrje nga Ujësjellës Kanalizimet.

Banorët shprehen të revoltuar dhe hedhin dyshime se dëmtimi i tubacionit mund të lidhet me punimet e kryera në zonën e Unazës së Madhe, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]