Sulmuesi shkodran Antonio Delaj firmos me Besëlidhjen

Publikuar me datë:

Shkodrani 22-vjeçar do të bashkohet me këtë ekip për dy sezonet që vijnë.

Trajneri Elvis Plori ka qenë ai që e kërkoi këtë lojtar, duke njohur mirë cilësitë e tij. Tre sezone më parë, ata u shpallën kampionë të Shqipërisë me ekipin Vllaznia U21. Më pas, Delaj kishte mundësinë të niste me skuadrën e parë të Vllaznisë, por nuk arriti të gjente hapësirat e nevojshme dhe si rezultat, u transferua në Elbasan.

Për fat të keq, situata atje ishte e ngjashme. Vetë lojtari vendosi të kërkonte një largim, në përpjekje për të gjetur një skuadër ku të luante rregullisht. Kjo ishte arsyeja kryesore përse ai zgjodhi Besëlidhjen.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related