Sekuestrohen shezllonët e paligjshëm në Shëngjin

Publikuar me datë:

Pas përfundimit të njoftimit nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, sot Policia Bashkiake dhe administrata kanë kryer një operacion në bregdetin e Shëngjinit, me synimin për të liruar hapësirat publike.

Gjatë këtij kontrolli, u sekuestruan shezllonë dhe çadra që ishin vendosur pa leje në zonat publike të plazhit, si pjesë e masave për të garantuar aksesin e lirë për pushuesit.

Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë, ndau gjithashtu pamje nga ky aksion, duke theksuar se kontrolli do të vazhdojë dhe duke paralajmëruar për një politikë zero tolerancë ndaj atyre që shkelin rregullat.

“Në veprim… Lironi hapësirat publike vullnetarisht! Çdo zaptim ose pengim i tyre do të marrë përgjigjen e parashikuar nga ligji. Nuk do të ketë tolerancë për shkeljet,” shkruan Ndreu.

Kjo nismë zhvillohet në kulmin e sezonit turistik dhe ka për synim të sigurojë respektimin e hapësirave publike në plazhin e Shëngjinit, si dhe të parandalojë vendosjen e shezllonëve pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...