Protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë ka përfunduar, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa nga personat e arrestuar gjatë protestës së sotme.
Nga podiumi, organizatorët iu bënë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë një qasje paqësore gjatë marshimit, duke kërkuar lirimin e atyre që u arrestuan.
“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, theksoi njëri nga organizatorët para fillimit të marshimit.

