Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës që u mbajt para Parlamentit, duke komentuar në mënyrë të ashpër ngjarjet dhe tensionet që u krijuan gjatë këtij tubimi.
Në një postim në platformën X, Rama theksoi se çdo akt i dhunshëm, sipas tij, pasqyron një qasje që e konsideron si dështake, e cila është nxitur nga faktorë të ndryshëm politikë dhe mediatikë.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre”, shprehu ai.
Rama gjithashtu theksoi se situata kërkon durim, duke sugjeruar që, sipas tij, pas kësaj do të vijë koha për reflektim.
“Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit,” deklaroi kryeministri.

