Kokaj: “Policia hodhi piper dhe nuk më dërgoi në spital, ambulanca nuk erdhi kurrë, jam me sy të nxirë”

Publikuar me datë:

Gjatë grumbullimit për protestën e 33-të antiqeveritare në sheshin “Skënderbej”, aktivistja Luçiana Kokaj akuzoi policinë për veprime joprofesionale dhe për përdorim dhune ndaj protestuesve paqësorë. Ajo theksoi se pas një sprucimi me piper në fytyrë, policët nuk i ofruan ndihmë, por thjesht e dërguan në një lokal dhe e lanë atje e vetme. Aktivistja sqaroi se deputeti Erald Kapri ishte ai që e dërgoi në spital.

Kokaj deklaroi se mes atyre që u arrestuan kishte dhe protestues që kishin pësuar dhunë në furgonët e policisë, duke përjetuar dëmtime të dukshme në fytyrë.

“Isha në vijën e parë të protestës dhe po bisedoja me policët për aktet e dhunshme. Një nga ta nxori një shishe me piper dhe e hodhi te protestuesit. Efekti ishte menjëhershëm. Unë nuk e kalova gardhin e policisë për të mos provokuar situatën, por ata realizuan një aksiom të dhunshëm duke hedhur spraj.”

Ajo theksoi se policia duhej të kishte bërë një njoftim, duke pasur parasysh se në protestë ishin të pranishëm gra dhe fëmijë. “Më futën në një kafene dhe më lanë vetëm. Ambulanca nuk erdhi për ndihmë, ndërsa për në spital më dërgoi deputeti Erald Kapri,” shtoi ajo.

Kokaj nënvizoi se policët provokuan dhunën dhe se veprimet e tyre ishin krejtësisht joprofesionale. “Djemtë u goditën brenda furgonit të policisë dhe tani kanë sytë e nxirë. Mua askush nuk më paguan, kryeministri s’ka të drejtë të më quajë mercenare sepse nuk kam marrë asnjë lek, kjo tregon nivelin e kryeministrit tonë. Ai më ka borxh pasi më ka marrë tokën për t’ia dhënë deputetit të PD-së,” u shpreh ajo.

“Kjo protestë ka përkrahje ndërkombëtare. Uroj që djemtë të jenë mirë. Ka edhe protestues që janë goditur me shkelma nga policia pasi tentuan të largoheshin,” përfundoi Kokaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvicra nderon Xhakën, i bën dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

Në kuadër të Botërorit, Zvicra do të ndeshet me...

Sara Mila ofendon protestuesit: Sorra anti-shqiptarë!

Deputetja socialiste Sara Mila, duke folur për protestën e...

Protestuesit drejt komisariatit nr.3: “Do të rrimë deri në lirimin e të arrestuarve”

Protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë ka përfunduar,...