Tragjike në Florida, 62-vjeçari qëllohet për vdekje, dyshohet pas një sherri për parkimin

Publikuar me datë:

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në parkingun e një supermarketi Walmart në North Lauderdale, Florida, duke shkaktuar një tronditje të madhe në opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. Një veteran 62-vjeçar i ushtrisë amerikane, Bart DiGuglielmo, u qëllua për vdekje gjatë një konfrontimi, i cili, sipas raportimeve të para, nisi për një vend parkimi.
Incidenti ndodhi të martën pasdite, kur viktima u angazhua në një debat verbal me një grua në parkingun e dyqanit.
Përkatësisht, situata përshkallëzoi shpejt, pasi burri iu afrua gruas. Pamjet e filmuar nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin dramatik kur gruaja nxori armën dhe qëlloi në drejtim të 62-vjeçarit, i cili ndodhej disa hapa larg saj.

Pas ngjarjes, veterani u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërshtë i vdekur për shkak të plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Sipas informatave nga autoritetet e Qarkut Broward, gruaja qëndroi në vendngjarje deri sa mbërritën forcat e policisë dhe vendosi armën mbi një automjet. Dëshmitarët e ngjarjes raportuan se ajo ishte në një gjendje të rënduar emocionale, ndërsa hetimet paraprake po shqyrtojnë mundësinë që veprimi i saj të ketë qenë në vetëmbrojtje.
Hetuesit janë angazhuar në analizimin e pamjeve filmike dhe dëshmive të të pranishmëve për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]