Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë parashikohet të arrijë në 49 vjeç.
Kjo informatë vjen nga raporti i fundit mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Profilizimi i komunave tregon se Prishtina është komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi ka popullsinë më rurale.
Në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, Kosova ka një total prej 1 milion e 602 mijë e 515 banorësh.
Në vitin 2011, kur u realizua regjistrimi i mëparshëm, mosha mesatare ishte rreth 30 vjeçare, ndërsa në regjistrimin e vitit 2024 ajo është rreth 35 vjeç.
Regjistrimi është zhvilluar gjithashtu në katër komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Megjithatë, edhe këtë herë pjesëmarrja e banorëve të këtyre komunave me shumicë serbe ka qenë e ulët.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në këto komuna jetojnë rreth 15 mijë banorë, por vetëm 6.708 prej tyre kanë marrë pjesë në regjistrim.
Regjistrimi i popullsisë për vitin 2024 shënon gjithashtu herën e parë kur është bërë një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga konflikti të fundit në Kosovë, gjatë viteve 1998-99.
Sipas autoriteteve, dëmet materiale nga lufta janë vlerësuar të kenë kaluar mbi 5 miliardë euro.

