Reshje dëbore në Kukës, Tropojë e Dibër, si paraqitet situata

Publikuar me datë:

Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative si Shishtaveci dhe Lugina e Valbonës me një trashësi deri në 5 cm.

Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.Aktualisht, firmat e mirëmbajtjes ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet inerte, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa ndërprerje.

Reshje dëbore ka pasur edhe në territorin e qarkut të Dibrës. Bora ka zbritur deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë fshatrat për rreth qytetit të Peshkopisë.

Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...