Ka nisur edicioni i tretë i kampit veror “Buzëqeshim Verës”, një iniciativë që edhe këtë vit po mbledh dhjetëra fëmijë për të kaluar pushimet në mënyrë argëtuese dhe edukative.
Pjesë e kampit janë fëmijë nga qendrat komunitare, por edhe shumë të tjerë që i bashkohen çdo ditë aktiviteteve të organizuara. Përmes lojërave, punëtorive kreative, sporteve dhe aktiviteteve të ndryshme sociale, ata kanë mundësinë të mësojnë, të krijojnë miqësi të reja dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku.
Qëllimi i kësaj nisme është të ofrojë një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë të ndihet i vlerësuar dhe të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë e tij. Kampi shërben gjithashtu si një hapësirë ku nxiten bashkëpunimi, kreativiteti dhe fryma e grupit.
Me një program të larmishëm dhe atmosferë pozitive, “Buzëqeshim Verës” po vazhdon të sjellë përvojë të veçanta për fëmijët, duke e kthyer sezonin veror në një periudhë plot energji, argëtim dhe kujtime të bukura.

