Humb jetën shoferi, detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës, dyshohet se pësoi infarkt. 6 pasagjerë në gjendje të rëndë, intubohet një fëmijë

Publikuar me datë:

Si rezultat i një aksidenti tragjik pranë QTU-së, ka ndërruar jetë shoferi i autobusit. Sipas informacioneve, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të një arresti kardiak.
Burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë se momentalisht janë të shtruar 12 persona, përfshirë një fëmijë, i cili është futur në intubim.
Nga të lënduarit, 6 ndodhen në sallat e operacionit me lëndime të rënda, ndërsa 5 të tjerë janë në Urgjencë me lëndime më të lehta.
Aksidenti ka ndodhur në drejtimin Durrës-Tiranë, afër fshatit Yrshek në Kashar.
Për shkak të goditjes së rëndë, trafikndarësja ka kaluar mbi autobusin që po vinte nga Berati, dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve. Sipas pamjeve të siguruara, disa mjete speciale të tipit vinç ndodhen gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen e autobusit nga kanali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

Një djalë 3-vjeçar u shpëtua me jetën e tij...

Fëmijët e Shkodrës nisin aventurën verore në kampin “Buzëqeshim Verës”

Ka nisur edicioni i tretë i kampit veror “Buzëqeshim...

I nxehti godet Italinë, 5 viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Valë e fuqishme e të nxehtit vazhdon të shkaktojë...

Korcë/ Reshjet e shiut krijojnë problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erëra të...