Prishtinë/ Alarm fals për bombë, policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet

Publikuar me datë:

Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve të Prishtinës u konstatua si i pabazuar.

Policia e Kosovës njoftoi zyrtarisht në mëngjesin e kësaj të martë se rreth orës 8 kishte marrë një informacion lidhur me vendosjen e një mjeti shpërthyes në stacionin e transportit publik interurban në kryeqytet.

Pas këtij informacioni, forcat policore rrethuan zonën dhe evakuonin qytetarët, ndërsa njësitet e xhenierisë konfirmuan se në atë vend nuk kishte asnjë prani të mjeteve shpërthyese ose elementëve të tjerë të dyshimtë që do të mund të rrezikonin sigurinë.

Stacioni i autobusëve në Prishtinë u rikthye në normalitet brenda pak orësh, ndërsa kontrollet e kryera zgjatën rreth dy orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related