Socialistët u munduan të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

Publikuar me datë:

Në një podium të improvizuar mbi një karrige para selisë së kryeministrisë, disa deputetë të Parlamentit Europian u ngjitën si folës të hënën në mbrëmje për të mbështetur protestën qytetare, e cila shënonte ditën e 30-të të saj. Kjo protestë ishte iniciuar si reagim ndaj një projekti ndërtimi në zonën e Mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë.

Vizita e eurodeputetëve në Shqipëri erdhi pas miratimit të një rezolute me shumicë dërrmuese nga PE, e cila dënoi ndërtimet në zonën e Zvërnecit dhe i kërkoi qeverisë shqiptare të vendosë një moratorium për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura deri në shfuqizimin e ligjeve që lejojnë këtë proces.

Kur rezoluta u diskutua në seancën plenare të PE-së, mazhoranca socialiste përpiqej të ndikonte mbi votat e eurodeputetëve, me kërkesën që ata të mos e mbështesnin këtë amendament.

“Megjithatë, ne votuam për atë amendament, sepse ligji evropian duhet të respektohet dhe nuk është në shitje,” theksoi ajo.

Pas kësaj, Paulus publikoi emailin e dërguar nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe deputetja Bora Muzhaqi, në të cilin i kërkohej asaj që të mos e mbështeste amendamentin, me arsyetimin se ai ishte i bazuar në premise të pavërteta.

Në këtë email, Balla dhe Muzhaqi pretendonin se amendamentet ishin rezultat i një “fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën”, duke kërkuar që deputetët të mos i mbështesin ato.

“Me një frymë konstruktive, ju lutemi që të mos mbështesni Amendamentet 4 dhe 17,” shkruhej në fund të mesazhit.

Ata paraqisnin pretendimet e tyre si “fakte”, duke deklaruar se “projekti në Zvërnec nuk ka të bëjë aspak me Deltën e Vjosës dhe nuk ka marrë leje ndërtimi” dhe se para fillimit të ndërtimit do të kryhej një vlerësim i thelluar mbi ndikimin në mjedis, duke e shpjeguar se qeveria nuk është përfshirë në asnjë transaksion pronësie të lidhur me këtë projekt.

Protestën qytetare e mbështeti gjithashtu Zv.Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, i cili e krahasoi qeverisjen e Ramës me një diktaturë.

“Nuk keni pse ta duroni më diktaturën, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion!”- iu drejtua ai protestuesve.

Ndërsa eurodeputetja Christina Guarda e përshkroi protestën si një simbol të vlerave europiane. Duke komentuar gjestin e Kryeministrit Rama, i cili u ul në gjunjë para kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ajo shtoi që “nuk hyn në Europë duke u gjunjëzuar dhe duke i shërbyer askujt; hyn me kokën lart, duke e ditur se e meriton.”

Disa javë më parë, një debat mbi progres-raportin e Komisionit Europian për avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit përfshiu një amendament që shprehte shqetësime serioze për ngjarjet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë.

Në formulimin e rezolutës finale, PE “shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që ato krijojnë për zonat me vlera ekologjike të njohura.”

PE u kërkon gjithashtu autoriteteve shqiptare që “të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, ndërtimet dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, sipas kërkesave afatgjata të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian lidhur me mbylljen e Kapitullit 27.”

Duke marrë parasysh protestat masive paqësore që po zhvillohen në Shqipëri, PE po ashtu kërkon që “çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes së publikut me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.”

Amendamenti për Vjosë-Nartën u propozua nga europarlamentarja Tineke Strik nga Grupi i të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane, e cila gjithashtu ishte e pranishme në Tiranë dhe mbështeti protestat qytetare kundër planeve të qeverisë ‘Rama’ për ndërtime masive që rrezikojnë shkatërrimin e pasurive natyrore të Shqipërisë.

Nga Reporter.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i ATP-së, besim për drejtimin e një institucioni kyç

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë...

Arben Kola për protestën: “Do t’ju marrin zvarrë qytetarët e t’ju hedhin në kosh”

Gjatë protestës së 31-të qytetare, organizatori Arben Kola i...

Albana Koçiu flet për incidentet jashtë Kuvendit: “Dhuna e papranueshme”

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një deklaratë pas ngjarjeve...