“Rama i ka bërë projektet sipas qejfit dhe pastaj ka ndryshuar ligjin”-shpërthen Lubonja

Publikuar me datë:

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar librin “Albanian Files”, i cili trajton disa projekte të planifikuara për zhvillim në Shqipëri, duke theksuar se përmbajtja e tij ilustron kapjen e shtetit nga kryeministri Edi Rama. Ai ka vënë në dukje se disa nga këto projekte prekin zonat e mbrojtura, duke argumentuar se një pjesë e tyre janë konceptuar përpara ndryshimit të ligjit për këto zona. Lubonja thekson se kur janë hartuar këto projekte, ligji në fuqi nuk lejonte zhvillime të tilla në këto hapësira.

Ai gjithashtu ngre shqetësime në lidhje me identitetin e investitorëve të përfshirë, duke vënë re se në disa raste investitorët janë anonimë, çka, sipas tij, rrit dyshimet për mungesë transparence dhe rrezikun e pastrimit të parave.

“Libri nxjerr shumë gjëra. E para, libri është në anglisht. Ti je kryeministri i vendit tënd, i paraqet një projekt kaq madhor popullit me 60 studio që ndërtokan në male, fusha e det dhe nuk e di populli se çfarë bëhet. Tregon mendësinë antidemokratike. Ata arkitektët tentojnë ta nxjerrin edhe të iluminuar, ai e thotë si ironi por nuk është. Kur i thotë se kur i thotë se të bëhesh mbret se ti je i iluminuar dhe po na bën revolucion.

Ky që thotë nuk ka projekt për Zvërnecin, ky i ka bërë këto projektet me kohë. Janë aty si master plane. Shiko çfarë është e rëndësishme, një pjesë e mirë e këtyre projekteve janë bërë kur nuk ishte ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura. Ti ke zona të mbrojtura dhe paguan arkitektë që të bëjnë projekte në zona të mbrojtura pa qenë i ndryshuar ligji. Kjo është kapje e shtetit. Ata e dinë se kryeministri nuk pyet për ligjin si është se e ndryshon si të dojë.

Ai ligj ka ndryshuar, ka dalë një deputet që s’ia di emrin njeri, dhe ka bërë një propozim gjasme dhe e ndryshoi parlamenti ligjin. Berisha është në akuzë për ndryshim të një ligji që përfitoi dhëndri i tij. Ndaj duhet hetuar. Ka shumë prova që të çojnë në hetim nga ky libër. Aty ka projekte që janë 42 përqind investitorë anonim. Kush janë? Kjo të çon te teza e pastrimit të parave.

Edhe të Zvërneci, janë disa me 24 përqind në Holandë ofshore dhe sipas ligjit holandez duhet të kesh 25 përqind që të thuash se kush është emri. Mirë që na fshihen edhe projektet, fshihen edhe investitorët. Jemi jashtë vendimmarrjes e kontrolleve. Kjo është kriminale nga një delirant që mendon se është përmbi ligjin“, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]