Vrau me thikë vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata lë në burg Muhamet Rreshkën

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg Muhamet Rreshkën, 76-vjeçarin i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshka, në fshatin Agonas të Kavajës.

Në seancën e zhvilluar më 28 qershor, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai po hetohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 qershor. Sipas hetimeve paraprake, Eqerem Rreshka ishte kthyer nga ara me një zetor, pasi kishte marrë dengje bari, kur u përball me vëllain e tij. Mes dy vëllezërve nisi një konflikt për kalimin në një rrugë, pasi 76-vjeçari kundërshtonte që ai të kalonte në atë segment.

Debati u përshkallëzua dhe, sipas të dhënave të hetimit, pasi ishte prekur nga zetori gjatë përplasjes, Muhamet Rreshka nxori një thikë dhe goditi disa herë vëllain e tij. Si pasojë e plagëve të marra, Eqerem Rreshka humbi jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas krimit, policia arrestoi autorin e dyshuar dhe sekuestroi thikën e përdorur në ngjarje. Sipas raportimeve, 76-vjeçari, i cili ushtronte edhe detyrën e kryeplakut të fshatit Agonas, ka shprehur pendesë për vrasjen gjatë marrjes në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar sekuestrimin e rreth...

Dy viktima/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan

Dy individë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka...

I nxehti nuk kursen as SHBA-në. Mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta

Miliona qytetarë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara...