Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

Publikuar me datë:

Në gjithë vendin u regjistruan 133 aksidente rrugore gjatë muajit maj, ku 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT.

Në periudhën janar–maj 2026, numri i aksidenteve arriti në 547, nga 529 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 3.4%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë.

Pas një periudhë kur vendi po regjistronte rënie të numrit të aksidenteve duket se tashmë ato janë kthyer në rritje diçka që ndodh tipikisht edhe me rritjen e fluksit të mjeteve dhe qarkullimit në vend si efekt i turizmit dhe aktivitetit ekonomik.

Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara në maj ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25–34 vjeç përbënte pjesën më të madhe të aksidenteve, me 30.8% të totalit. E diela ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të rasteve, ndërsa intervali kohor 08:00–12:00 regjistroi përqendrimin më të madh të tyre, me 27.1% të totalit.

Sipas qarqeve, Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në maj, me 53 raste, nga 30 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë pesëmujorit, në qarkun e Tiranës u regjistruan 235 aksidente dhe 290 persona të vrarë ose të plagosur.  INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe mbeten subjekt përditësimi. Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]