Sajmir Korreshi ironizon Bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme

Publikuar me datë:

Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike për Lushnjën, ka denoncuar situatën problematike që, sipas tij, është e lidhur me ndotjen e kanalit vaditës në qytet.

Në një reagim të tij publik, Korreshi theksoi se bidonat plastikë dhe mbeturinat kanë

bllokuar kanalin që kalon nëpër Lushnjë, çka ka sjellë ndotje, erë të padëshirueshme dhe rrezik për shëndetin e banorëve.

“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni”, deklaroi deputeti demokrat.

Ai kërkoi nga qeveria dhe Bashkia e Lushnjës që të ndërmarrin masa për pastrimin e kanalit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

“I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ua ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë, nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, shtoi Korreshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele...

KOMBËTARJA U20 E FEMRAVE NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN, DY SHKODRANE NË PËRBËRJE

Kombëtarja e femrave U20 në basketboll ka filluar fazën...

Arabi Saudite/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është shpërbërë në Arabinë Saudite, duke rezultuar...