Siç raportohet, një përplasje mes dy personave të moshuar është përshkallëzuar në dhunë fizike, ku një burrë rreth 80 vjeç ka sulmuar brutalish bashkëshorten e tij, e cila është rreth 78 vjeçe.
Ajo ka pësuar lëndime të rënda dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit. Sipas burimeve mjekësore, ajo pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.
Forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori është arrestuar dhe po mbahet në komisariat. Hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar detajet e incidentit.

