Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

Publikuar me datë:

Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në vendnumëro për shkak se prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor për krimin tronditës, Elvis Shkambi.

Burimet konfirmojnë se në muajin prill prokuroria firmosi shtyrjen e hetimeve me 3 muaj, për të administruar aktekspertimet e celularëve të sekuestruar të dyshuarve, Elvis Shkambi e xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, përgjatë kësaj kohe ka përfunduar ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit, ndërsa prokurorët ende s’mund të firmosin përfundimin e hetimin pa marrë dhe përgjigjen e celularit të autorit të dyshuar të vrasjes. Prokurorët duan të provojnë nga hetimi nëse ka patur bashkëpunim apo organizim paraprak nga xhaxha e nip për ekzekutimin e gjyqtarit.

Gjon Shkambi ka mohuar deri më tani të kishte dijeni për veprimet e nipit të tij Elvisit ndaj kundërshton akuzat e vrasjes. Ndërsa prokurorët dyshojnë së ai ka bashkëpunuar me nipin e tij Elvisin në rolin e nxitësit për të kryer krimin e rëndë, e për këtë arsye kërkohen me çdo kusht komunikimet mes tyre, por edhe analizim të bisedave me persona të tretë.

Gjyqtarit i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja u qëllua me 3 plumba për vdekje pasditen e 6 tetorit 2025 sapo ai shpalli një vendim kundër familjes Shkambi që lidhej me çështjen e një prone në Shkodër. Elvis Shkambi u vetëdorëzua te policia menjëherë pas krimit që tronditës ndërsa më pas u arrestua dhe xhaxhai i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Goditje për Spanjën, mesfushori humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Spanja ka pësuar një humbje të rëndësishme në Kupën...

Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë, problemet e sezonit turistik

Këtë sezon turistik, qeveria ka implementuar një reformë të...

Zjarr në Vlorë, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në periferi të...