Braçe për protestën: “Legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit dhe gjyshërit e tyre!”

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe diskutimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Ai ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të qytetarëve, sidomos të të rinjve, në proceset e vendimmarrjes.

Braçe argumenton se protestat reflektojnë interesa legjitime që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e natyrës. Sipas tij, vendimet e sotme do të kenë ndikim në 10, 15 apo edhe 20 vitet e ardhshme, dhe prandaj është e domosdoshme që ata që do të përjetojnë pasojat e këtyre vendimeve të jenë të përfshirë në këtë proces.

“Nuk mund të vendosim për ta, por pa ta”, thekson Braçe, duke e theksuar sfidën që përballet për të përcaktuar mënyrën se si do të jetojnë brezat e ardhshëm pa i angazhuar ata në diskutime dhe pa dëgjuar shqetësimet e tyre.

Për më tepër, deputeti socialist thekson se të rinjtë janë dëshmitarë të vështirësive, pabarazive dhe mungesës së mundësive me të cilat janë përballur prindërit dhe gjyshërit e tyre. Ata kërkojnë të kenë parasysh të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Në reagimin e tij, Braçe bëri apel që kjo e drejtë të mos injorohet nga ata që marrin vendime, por të bëhet pjesë e debatit dhe procesit demokratik për zhvillimin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Greqi. Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë bujqësore...

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...