Greqi/ Mori peng ish-bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta digjte, shtyhet seanca gjyqësore për 50-vjeçarin

Publikuar me datë:

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në lagjen Philippopoulis në Larisa, ku një burri 50-vjeçar i është atribuar mbajtja peng e ish-bashkëshortes së tij, 45 vjeçare, duke e kërcënuar se do t’i vënte flakën asaj dhe shtëpisë së saj.

Ky akt i dhunshëm vjen pas një vendimi gjykate që kishte të bënte me fëmijët e çiftit dhe të drejtat e komunikimit të tij me ta, që e kishte irrituar atë. Ai hyri me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, duke e mbyllur brenda dhe duke e kërcënuar me një sëpatë dhe një enë me një substancë të panjohur.

Ngjarja u raportua nga një të afërm në polici, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Në operacion u angazhuan gjithashtu një ambulance e shërbimit emergjent dhe dy automjete zjarrfikëse si masë sigurie. Forcat e policisë filluan negociatat me 50-vjeçarin për të siguruar lirimin e gruas.

Pas disa orëve bisedimesh, ai pranoi të liroje ish-bashkëshorten dhe iu dorëzua autoriteteve pa bërë asnjë rezistencë. Ai u arrestua menjëherë pas kësaj.

I akuzuari u paraqit përpara gjykatës këtë të enjte, por seanca u shty për të premten. Në ndërkohë, ai do të mbetet në paraburgim, ndërsa gjykata i ka emëruar një avokat mbrojtës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...

Interi merr vendim drastik për Kristjan Asllanin, telashe për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani ndodhet në një situatë të pasigurt këtë...