Media kanadeze: “Shkodra është porta e Alpeve Shqiptare”. Promovon veriun si një nga thesaret e fshehura të Europës

Publikuar me datë:

Shkodra, Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës janë në fokusin e një artikulli të HOLR Magazine, një media kanadeze që cilëson veriun e Shqipërisë si një nga “thesaret e fshehura” të turizmit europian, të cilat po tërheqin me shpejtësi vizitorë nga të katër anët e globit.

Në shkrim, Shkodra paraqitet si portë hyrëse për Alpet Shqiptare, një qytet i pasur në histori, kulturë dhe atraksione turistike që po fiton gjithnjë e më shumë interes. Artikulli thekson Kalajën e Rozafës, Pazarin e Vjetër dhe atmosferën e veçantë të qytetit, duke e konsideruar Shkodrën si vendin optimal për të filluar aventurat në veri.

Për më tepër, HOLR Magazine i kushton vëmendje Liqenit të Komanit, i cili përshkruhet si një peizazh mahnitës mes maleve dhe shkëmbinjve të thepisur, dhe i referohet si portë për të eksploruar zonat më të thella alpine të Shqipërisë.

Lumi i Shalës gjithashtu merr një vëmendje të veçantë, duke u njohur nga turistët si “Tajlanda e Shqipërisë”. Ujërat e kristalta me nuanca bruz, natyra e paprekur dhe kanionet madhështore e karakterizojnë këtë destinacion si një vend unik, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën.

Siç nënvizon media kanadeze, Shqipëria po shikon një rritje të dukshme në interesin turistik për shkak të përmirësimeve në infrastrukturë, lidhjeve ajrore me Europën dhe çmimeve të arsyeshme për vizitorët.

Artikulli thekson se veriu i Shqipërisë, duke përfshirë Shkodrën, Komanin, Alpet dhe Lumin e Shalës, vazhdon të jetë një nga destinacionet më autentike dhe më pak të eksploruara në Europë, duke ofruar turistëve një ndjenjë të veçantë, sikur po zbulojnë një vend ende të paprekur nga turizmi masiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Biznesmeni amerikan Elon Musk, i njohur për pronësinë e...

Qytetari për Ballukun: “Kjo ka vjedhur paratë tona! Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës!”

Një qytetar, që ndodhej në sheshin Skënderbej, që shërben...

Protestuesi: “Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet”

Sot, qytetarët organizojnë një protestë të gjerë ndaj kryeministrit,...