Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ndarë një reflektim pas takimit me Papa Leone XIV në Vatikan, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë mirënjohjeje, frymëzimi dhe besimi në vazhdimësinë e marrëdhënieve historike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Në mesazhin e tij, Gjekmarkaj thekson se kjo lidhje, e ndërtuar ndër shekuj mbi vlera shpirtërore, kulturore dhe kombëtare, ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e identitetit shqiptar, duke kujtuar mbështetjen e Vatikanit për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, kontributin e klerit katolik në gjuhën dhe kulturën shqiptare, si dhe figurat emblematike të kombit si Nënë Tereza dhe At Gjergj Fishta.

