Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...

Interi merr vendim drastik për Kristjan Asllanin, telashe për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani ndodhet në një situatë të pasigurt këtë...