Policia Kufitare në Velipojë i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej

Publikuar me datë:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar një defekt dhe ndodhej në vështirësi në ujëra, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan një operacion për të lokalizuar dhe ofruar ndihmën e nevojshme.

Në këtë operacion morën pjesë mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe operatorë turistikë nga zona, të cilët ndihmuan në gjetjen e mjetit, pasi fillimisht vendndodhja e tij nuk ishte e qartë.

Përmes kërkimeve të intensifikuara, shërbimet e Policisë Kufitare arritën ta lokalizojnë mjetin lundrues në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje larg grykëderdhjes.

Pas verifikimeve, u konstatua se skafi, i tipit “Morea”, po drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det për shkak të një defekti në motor.

Shërbimet e Policisë Kufitare ofruan ndihmën e nevojshme për shtetasin dhe organizuan një rikthim të sigurt të tij, si dhe të mjetit lundrues në vendstacionin e mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë.

Policia Kufitare vazhdon të jetë e përkushtuar për të shërbyer qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kontekst, ajo inkurajon qytetarët që, në rast nevoje, të kontaktojnë numrin 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related