“Kërko falje për 13 vitet e qeverisjes dhe dil në shesh”/ Klodiana Lala i përgjigjet Spiropalit: Distancohu nga zullumet dhe protesto kundër Ramës

Publikuar me datë:

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke i bërë thirrje që të marrë përgjegjësi për periudhën kur ka qenë pjesë e qeverisjes socialiste.

Përmes një statusi publik, Lala i drejtohet Spiropalit me tone të drejtpërdrejta, duke i kërkuar që, nëse është serioze në qëndrimet e saj, fillimisht të kërkojë falje për atë që ka ndodhur gjatë 13 viteve të qeverisjes ku ka qenë pjesë.

“Nëse je serioze në çfarë shkruan, kërko falje për çka ka ndodhur në 13 vjet ku ishe pjesë e qeverisjes dhe dil në shesh”, shkruan gazetarja.

Më tej, Lala ngre edhe pyetjen nëse deklaratat e kryeministrit ndaj qytetarëve përbëjnë një arsye të fortë për protestë, duke i bërë thirrje Spiropalit të distancohet nga, siç i cilëson ajo, “zullumet” e qeverisjes.

Reagimi vjen në kulmin e debatit politik dhe protestave të ditëve të fundit, ndërsa thirrja e gazetares përmban një mesazh të qartë: që figura të rëndësishme të mazhorancës të mbajnë qëndrim publik ndaj kritikave që po adresohen ndaj qeverisë dhe kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...