“Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re”-strategjisti izraelit kritikon Ramën

Publikuar me datë:

Strategjisti izraelit David Zaikin, i njohur për artikujt kundër Iranit, ka kritikuar ashpër Edi Ramën në një reagim në rrjetin social X pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial Times se nuk ishte “Kumbari” ndërsa lëshoi sharje ndaj protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen në protesta masive prej 24 ditësh.

Zaikin shkruan se gjatë mandatit të Ramës, paratë e drogës kanë vërshuar dhe disa oligarkë kanë pushtuar turizmin, shitjet me pakicë dhe energjinë.

Ai thekson më tej se Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të re dhe një qeveri teknike.

“Pajtohem me Edi Ramën, investimi është i mirë dhe mafia ka një udhëheqës tjetër. Por, gjatë mandatit të tij, paratë e drogës kanë vërshuar dhe disa oligarkë kanë pushtuar turizmin, shitjet me pakicë dhe energjinë. Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të re dhe një qeveri teknike”– shkruan ai në X.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kombëtarja rritet në shifra. Broja pëson rënie të madhe, Mehmeti merr kryesimin e grupit

Kombëtarja shqiptare vazhdon të tregojë një rritje të dukshme,...

Haçkaj: “T’u thuash njerëzve F*ck you, kush je ti mër plehrë?”

Florian Haçkaj, aktivist i Diasporës, ka reaguar me fortësi...

Vllaznia zyrtarizon afrimin e Xhezair Avdulit, firmos për tre sezone me kuqeblutë

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të ri...