Bardh Spahia sulmon Ramën: “Nuk sillet si kryeministër, por si një njeri në panik”

Publikuar me datë:

Bardh Spahia, ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, ka shprehur një reagim të ashpër ndaj komentëve të kryeministrit Edi Rama, të bëra gjatë një interviste për median ndërkombëtare Financial Times.

Me anë të një postimi në platformën e tij sociale, Spahia e ka akuzuar Ramën për përdorimin e një gjuhë të papërshtatshme për një udhëheqës shtetëror, duke vënë në dukje se reagimet e tij tregojnë nervozizëm dhe panik përballë kritikave që po merr.

“Rama nuk sillet si kryeministër, por si një rrugaç i kapur në panik,” ka shkruar ai. Spahia thekson se fjalori i përdorur nga kryeministri dëmton imazhin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Sipas tij, deklaratat e Ramës në mediat e huaja nuk pasqyrojnë qëndrimin e qytetarëve shqiptarë, por janë më shumë një shenjë e një reagimi emocional ndaj akuzave dhe kritikave të adresuara nga ai.

Reagimi i Bardh Spahisë vjen në një periudhë kur komentet e kryeministrit në intervistën e tij për Financial Times kanë shkaktuar debate dhe përplasje të forta politike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kombëtarja rritet në shifra. Broja pëson rënie të madhe, Mehmeti merr kryesimin e grupit

Kombëtarja shqiptare vazhdon të tregojë një rritje të dukshme,...

Haçkaj: “T’u thuash njerëzve F*ck you, kush je ti mër plehrë?”

Florian Haçkaj, aktivist i Diasporës, ka reaguar me fortësi...

Vllaznia zyrtarizon afrimin e Xhezair Avdulit, firmos për tre sezone me kuqeblutë

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të ri...