I kërkuar për arsenal armësh, Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Edhe këtë herë Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrolli policia ka gjetur sërish një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij.

Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas.

Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në Tiranë, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë,...

Rikthehet te Peja basketbollisti shkodran

Basketbollisti nga Shkodra, Daniel Lekndreaj, i cili gjithashtu është...

Mimoza Rexhvelaj: ” -Pse po hiqet emri “At Pal Doda” nga shkolla e Bratoshit?”

Nga Mimoza REXHVELAJ Në mediat lokale po qarkullon ky...